JOQ Albania
Home

Shqiptari dërgon videon prekëse nga Franca: Ja kushtet ku presin bashkëkombësit tanë për azil
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 28/12/2018 10:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptarët që emigrojnë jashtë vendit për një jetë dhe të ardhme më të mirë janë shumë.

Shifrat e fundit nga Eurostat treguan se nga viti 2011-2017, kanë kërkuar azil në vendet e BE-së plot 167 mijë shqiptarë.
Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Gjermania është destinacioni i preferuar nga shqiptarët për azil dhe punë, ndërsa vendi i dytë është Franca duke qenë se nuk ka politika aq shtrënguese si shteti gjerman.

Por, siç e dini procedurat për të përfituar azil janë të gjata, të stërmundimshme dhe të lodhshme.

Të ikur për një jetë më të mirë, por jo gjithmonë mund të rezultojë e tillë për qindra shqiptarë që jetojnë çadrave në qytetet e Francës.

Një qytetar shqiptar ka dërguar për JOQ Albania disa pamje të dhimbshme, teksa shprehet se në këto çadra jetojnë familje e fëmijë shqiptarë.

Qytetari shprehet:

Përshëndetje JOQQ Shqiptarët në Toulouse të Francëz, shteti s’pyet as për familje, as për fëmijë. Shqiptarët e shkretë kanë ngritur çadra dhe shihni si jetojnë.
Dikush mund të pyesë se nga e di unë që janë shqiptarë?! E di dhe flas me bindje sepse kam mbi 5 vite që jetoj në këtë qytet dhe jam 100% i sigurtë që janë shqiptarë dhe këtu ditë për ditë vijën familje për azil dhe shteti francez i lë në pritje.”

Pamjet flasin vetë, komentet u takojnë juve: