JOQ Albania
Home

Balerina kalon krizë në mes të skenës, këngëtarja e njohur vazhdon të këndojë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/12/2018 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja e njohur, Iggy Azalea është përballur me një “lumë” kritikash në rrjetet sociale pasi një nga balerinat e saj pësoi krizë në mes të skenës.

Ndërkohë që performonte, balerina u rrëzua në tokë dhe filloi të dridhej, por, Iggy vazhdoi të improvizonte duke mos e ndalur këngën në mes.

Kur e kuptoi që balerina nuk ishte vërtet mirë, këngëtarja bëri thirrje që një mjek të ngjitej në skenë.

Por, pasi gjithçka kaloi, Azalea u vu me shpatulla pas murit nga kritikat e njerëzve të cilët mendonin se ajo bëri shumë gabim që vazhdoi të kërcente ndërkohë që një nga balerinat e saj po kalonte krizë.

Me anë të disa postimeve në rrjetet e saj sociale, këngëtarja, e cila sqaroi se balerina tashmë ishte më mirë, u tha ndjekësve të saj që ndihej e lodhur nga gjithë ato fjalë negative.

28-vjeçarja sqaroi se ajo vazhdoi të këndonte pasi mendoi se kërcimtarja ishte rrëzuar ose thjesht kishte lëvizur kyçin. Azalea po performonte këngën Black Widow në momentin që një nga balerinat u rrëzua në tokë dhe filloi të dridhej e gjitha. JOQ Albania