JOQ Albania
Home

Qeveria rrit masat kundër Serbisë, produktet e huaja do taksohen 100 %
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 28/12/2018 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka vendosur t’i shqyrtojë propozimet për masa të reja ndaj Serbisë, të cilat edhe janë aprovuar.

Që nga dita e sotme, në Kosovë nuk do të hyjë asnjë lloj malli pa u iu nënshtruar taksës 100 për qind. Qeveria e Kosovës ka insistuar sidomos për mallrat që vijnë nga Serbia, por kjo nuk do përjashtojë edhe vendet e tjera të huaja.

Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë pas kërkesës të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës, në mënyrë që masa prej 100 përqind të trajtojë njëlloj të gjitha kompanitë.
Ministri Shala u shpreh se kanë sugjerim nga të gjithë miqtë që të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë.

Deklarata e Shalës:

MTI dëshiron që të jetë e barabartë për të gjitha kompanitë, për këtë MTI kërkon heqjen e listës, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019.”

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ajo që është e papranueshme është letra e kryeministres serbe, Ana Bernabiq, e cila kërkon që vendet që kanë njohur Kosovën të tërheqin njohjen.