JOQ Albania
Home

Kanë humbur tre fëmijë nga një sëmundje gjenetike, po shohin teksa “ikën” edhe e katërta
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/12/2018 13:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prindërit zemërthyer të një vajze tetëvjeçare po e shohin atë teksa përkeqësohet çdo ditë nga e njëjta sëmundje që u mori jetën tre fëmijëve të tyre të tjerë.

Jade Lake vuan nga një sindromë shumë e rrallë që quhet Leigh dhe e ka lënë vajzën në moshën mendore të një dyvjeçare si dhe i ka shkaktuar epilepsi të rëndë.

Gjendja e trashëguar u ka marrë jetën tre motrave dhe vëllezërve të saj, trupat e të cilëve ndaluan së funksionuari plotësisht nga dëmtimet e rënda në tru.

Angel ndërroi jetë kur ishte tre vjeç në vitin 2011, AJ u nda nga jeta kur ishte vetëm tre muajsh në vitin 2014 dhe vetëm një vit më vonë ndërroi jetë Jasmine, në moshën nëntë vjeçare.

Sikur të mos u mjaftonte dhimbja që kanë për ditë, prindërit janë përballur me një breshëri talljesh dhe urrejtjesh nga njerëzit në internet dhe në rrugë të cilët u thonë shpesh që të dy duhet të sterilizohen.

Babai i Jade tregon:

Më kanë thënë që të sterilizohen. Fëmijët tanë janë abuzuar në rrugë. Ky është mendimi i tyre. Ata nuk e vënë dot veten në këpucët tona dhe të shohin sesi ndihemi. Gjendja e Jade përkeqësohet nga dita në ditë. Ajo mund të shkojë në shtrat një natë dhe të mos zgjohet më.”

Sindromi i Leigh-it shkatërron ngadalë qendrën e trurit. Është i paparashikueshëm dhe nuk ka shërim të njohur ose ilaçe për ta ngadalësuar. JOQ Albania