JOQ Albania
Home

Ulet drastikisht çmimi i naftës dhe i benzinës, vjen reagimi i karburanteve pas thirrjes së Haradinaj
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 28/12/2018 13:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak ditësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje që të rishikohet çmimi i karburanteve dhe bëri thirrje që të ulet.

E me sa duket kjo ka dhënë rezultat pasi edhe një pikë karburanti ka zbritur sot në mënyrë drastike çmimin e naftës dhe të benzinës.

Fjala është për karburantet “Labi”, në qytetin e Suharekës, Kosovë, e cila ka zbritur çmimet në 1 euro.

E gjithë ulja i atribuohet debatit që ka nisur prej ditësh ku çmimi i karburanteve në Kosovë është shumë i lartë krahasuar me vendet e rajonit.

Haradinaj sot ka shkuar më tej teksa është takuar më përfaqësuesin e naftëtarëve, nga të cilët ka kërkuar edhe një herë uljen e çmimit të naftës dhe benzinës dhe mbrojtjen e xhepave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndoshta Rama duhet të mësojë pak nga Haradinaj në këtë pikë, pasi edhe në Shqipëri çmimi i karburanteve është shumë i lartë krahasuar me rajonin dhe kjo ven për shkak të taksimit të lartë të karburanteve në vend./JOQ Kosova