JOQ Albania
Home

E ndihmuan të planifikonte vjedhjen, arrestohen vëllai dhe kushëriri i grabitësit që u vra në Istog
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/12/2018 13:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy persona, të cilët dyshohet të kenë lidhje me rastin e vrasjes që ka ndodhur të enjten pasdite në Istog, janë vënë në pranga.

Në tentativën për vjedhje ka mbetur i vrarë polici, Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj.

U.M dhe Y.M, përkatësisht kushëriri dhe vëllai i grabitësit që u vra, Kamber Metaj, janë arrestuar të enjten mbrëma nga Policia e Kosovës.

Ata janë vënë në pranga pasi dyshohet ta kenë ndihmuar Metajn që të realizonte planin e grabitjes së bankës ‘NLB’, po ashtu njëri nga personat e arrestuar është edhe i dyshuar për tentim vrasje.

Lajmin për arrestimin e këtyre dy personave e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Sahide Gashi:

Gjatë aksionit që e kemi ndërmarrë kemi ardhë deri tek informata për dy persona të cilët e kanë ndihmuar personin që ka kryer grabitjen në bankë dhe e ka qëlluar policin me armë. Ata janë të afërm të tij, njëri nga ta ka qenë i dyshuar për një tentim vrasje. Personat në fjalë janë U.M dhe Y.M.”