JOQ Albania
Home

Vrasja e policit Demaj, Prokuroria kërkon paraburgimin e vëllait dhe të afërmit të grabitësit
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 28/12/2018 15:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy persona, të cilët dyshohet të kenë lidhje me rastin e vrasjes që ka ndodhur të enjten pasdite në Istog, janë vënë në pranga. Në tentativën për vjedhje ka mbetur i vrarë polici, Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj.

U.,M dhe Y.,M, përkatësisht kushëriri dhe vëllai i grabitësit që u vra, Kamber Metaj, janë arrestuar të enjten mbrëma nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, Y.,M dhe U.,M, për shkak se të kishin për të kryer vepër penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vjedhje Grabitqare”, nga neni 328, paragrafi 4, lidhur me nenin 31 dhe 33, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i Prokurorisë Themelore të Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurit, Y.M dhe U.M, në drejtim të kësaj vepre penale. Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.”

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në një bankë të Istogut gjatë një grabitje të armatosur, mbeti i vdekur polici Izet Demaj nga të shtënat e hajnit Kamber Metaj. Më pas u vra edhe hajni Metaj.