JOQ Albania
Home

Humbi jetën në krye të detyrës, Izet Demaj do të varroset në vendin ku luftoi
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 28/12/2018 19:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, polici Izet Demaj humbi jetën në krye të detyrës. Pjestarit të policisë së Kosovës, nesër do t’i jepet lamtumira e fundit. Polici Izet Demaj ishte ushtar i UÇK’së. Ai u plagos gjatë përleshjes me plaçkitës që kishte hyrë për të plaçkitur bankën e ‘’Pro Credit’’ në Istog. Demaj nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq gjatë rrugës për në spital.

Polici i ndjerë, Demaj, do të varroset në vendin ku luftoi si ushtar i lirisë gjatë luftës, në Koshare. Ai do të varroset në varrezat e dëshmorëve në këtë vend. Kolegët e tij, kanë qenë ata që e kanë bërë të ditur lajmin.

Deklarata e kolegëve të policit të ndjerë

Prej orës 10 deri në orën 13 do të mbahen homazhe në Istog ndërsa në orën 15:00 është varrimi në varrezat e dëshmoreve në Koshare."