JOQ Albania
Home

Ky është 16-vjeçari që i injektoi vetes një mostër ADN-je nga vargjet e Kuranit dhe Biblës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/12/2018 22:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Adrien Locatelli, një bio-haker i ri nga qyteti francez i Grenoble, ka injektuar një mostër ADN-je nga vargjet e Kuranit dhe Biblës në trupin e tij.

Locatelli, i cili besohet të jetë ende në shkollë të mesme, filloi duke përzgjedhur pjesë nga librat e shenjtë të krishterë dhe myslimanë që ai donte të ruheshin në trupin e tij në formën e ADN-së.

Më pas ai caktoi një nga katër shkronjat që korrespondojnë me kimikatet nga të cilat ADN-ja është bërë nga (ACGT) për çdo shkronjë në pasazhet e përkthyera, në rend GACT.

Për Biblën ai konvertoi 22 germa hebraike në katër acide: citozinë, timinë, guaninë dhe adeninë ku dy të parat përmbanin pesë germa dhe dy të fundit secila përmban gjashtë gërma.

Për Kuranin adoleshenti përzgjodhi 28 germa arabe.

Më pas bleu në internet disa fije ADN-je si dhe viruset të cilët përdoren për ta injektuar ADN-në në qelizë nga kompanitë VectorBuilder dhe ProteoGenix.

Edhe pse është quajtur “idiot” për vendimin e tij, Adrien shpjegon:

E bëra këtë eksperiment si një simbol paqeje mes feve dhe shkencës.”