JOQ Albania
Home

Abuzoi s*ksualisht me një majmun, dënohet me 3 vite burg 25-vjeçarja
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/12/2018 23:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar një 25 vjeçare me tre vjet burg për ‘ngacmimin seksual’ të një majmuni në veri të vendit.

Një gjykatë në qytetin e Mansoura e akuzoi Basma Ahmed-in për ‘nxitje të shthurjes’ dhe ‘kryerjen e një akti të turpshëm në publik’.

Ajo u arrestua në tetor, pasi një video prej 90 sekondash e incidentit u bë virale, veçanërisht midis të rinjve dhe studentëve në rrjetet sociale.

Videoja tregonte 25-vjeçaren duke qeshur e duke prekur gjenitalet e një majmuni në një dyqan manarësh në qytetin e Deltës së Nilit.

Në gjykatë ajo e rrëfeu ngjarjen por, shtoi se nuk kishte si qëllim të bënte veprime të pahijshme me majmunin. Sipas saj, ajo vetëm sa po e guduliste.

Videoja nxiti reagime të ashpra në internet në vendin mysliman konservator. JOQ Albania