JOQ Albania
Home

Tani është e mundur, kështu mund të fshihet në Messenger mesazhi i dërguar gabimisht
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 28/12/2018 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse keni dërguar një mesazh përmes Facebook Messenger dhe më pas jeni penduar, ky lajm është i sigurt që do t’ju bëjë të lumtur, pasi rrjeti social i Mark Zuckerberg  sapo ka nisur një opsion që do t’ju lejojë t’i eliminoni ato.

Facebook sapo ka lançuar një përditësim të Facebook Messenger që ka një funksion të quajtur Unsend, i cili ju lejon të fshini një mesazh që keni shkruar gabimisht.

Megjithatë, ju duhet të ndiqni këto hapa shumë shpejt (brenda 10 minutave). Përndryshe, SMS do të mbetet përgjithmonë.

Gjëja e parë që duhet të bësh për të fshirë një mesazh nga Facebook Messenger është të mbash mesazhin e shtypur dhe do të vëresh se në pjesën e poshtme të ekranit do të ketë një opsion të quajtur ‘Fshi’. Duhet ta shtypni dhe do të shfaqet një dritare.

Kjo dritare do të ketë dy opsione, një të quajtur "Fshij ato për të gjithë" dhe një tjetër që quhet "Fshije vetëm për ju", duhet të shtypni të parin në mënyrë që personi tjetër të mos dijë atë që e dërgove nëpërmjet Facebook Messenger.