JOQ Albania
Home

Kjo është 6-vjeçarja që i kaloi Krishtlindjet duke u dhënë ushqim të pastrehëve në rrugë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/12/2018 23:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërsa ju po vrisnit mendjen se çfarë i mungonte në tryezën e festave, një 6-vjeçare kishte dalë në rrugët e Glasgow për të ushqyer njerëzit e pastrehë në qytet.

Pearly Rose McGowan, u frymëzuar për të ndihmuar njerëzit e pastrehë në qytet pasi pa një person të flinte në rrugë ndërsa kthehej nga kinemaja në prag të Krishtlindjeve.

Pas panë filmin Mary Poppins Returns, familja u përball rrugës me të pastrehun që rrinte në të ftohtë dhe u prekën nga gjendja e tij.

Ditën tjetër, Pearly Rose i kërkoi gjyshit  të saj Martin, nëse ai do ta ndihmonte të krijonte çanta me ushqim për njerëzit e pastrehë. Kështu e gjithë familja u mobilizua për të gatuar ushqim për njerëzit që jetojnë në rrugë.

Halla e vajzës tha se kur një nga të pastrehët mori ushqimin, filloi të qante pasi u prek nga gjesti i vogëlushes. JOQ Albania