JOQ Albania
Home

Vuan nga një sëmundje e pashërueshme, i lë vajzës letra për 40 vitet e ardhshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/12/2018 13:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lene Pearce, vuan nga sëmundja neurone motorike, një gjendje e rrallë degraduese që nuk ka shërim.

Edhe pse ajo është shpreson që të jetojë sa më gjatë që të jetë e mundur, 41-vjeçarja ka shkruar letra për vajzën e saj 5-vjeçare në mënyrë që, edhe pse në formë simbolike, ajo të mos mungojë për Krishtlindje.

Ajo shpreson që letrat ta ngushëllojnë sado pak vajzën e saj të vetme në rast se ajo nuk arrit të mbijetojë edhe për shumë gjatë.

Lene ka shkruar letra mjaftueshëm sa vajza e saj Lexi-Ann mund t’i marrë deri në vitin 2053.

Në një nga letrat e saj, ajo i shkruan:

Duhet ta dish gjithmonë se unë të dua me gjithë zemër dhe do jem duke të të shikuar që nga lart. Gëzoje kohën e Krishtlindjeve me argëtim e buzëqeshje pranë familjes, dhe unë do të jem gjithmonë një engjëll pranë jush. Gjithmonë në zemrën dhe në shpirtin tim, me shumë dashuri, mami".

Sëmundja neurone motorike është një gjendje degraduese e rrallë që prek trurin dhe nervat dhe po i heq pak nga pak Lene-s aftësinë për të lëvizur dhe folur. Shtatorin e shkuar, mjekët i thanë se se mund t’i ketë mbetur vetëm edhe një vit jetë. JOQ Albania