JOQ Albania
Home

“As me traktor nuk kalohet”, rruga vetëm 2 km larg qendrës së Tiranës për faqe të zezë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 29/12/2018 15:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria ka Autoritet Rrugor, ka Ministri të Infrastrukturës, ka edhe bashki për çdo qytet, ama ka edhe rrugë copë-copë.

Nuk është nevoja të shkojmë në zona të thella rurale për të demonstruar gjendjen e rrugëve në Shqipëri, mjafton të shohim në Tiranë dhe në rrethinat e saj.

Një qytetar nga zona e “Ali Demit”, Tiranë, ka shkruar për JOQ Albania, ku denoncon lënien e rrugës në gjendje të mjerueshme nga pushteti lokal dhe çdo lloj organi tjetër kompetent.

Qytetari shprehet se në këtë rrugë “as me traktor nuk kalon dot”. Fjala është saktësisht për rrugën “Sokrat Dod Biba”, ose e njohur njohur ndryshe “Ish-pularia e Ali Demit”.

Ai shprehet:

Përshëndetje JOQ! Po ju drejtohem për një problem që kemi me rrugën si lagje, se kudo që kemi ngrejë zërin nuk na kanë dëgjuar. Bëhet fjalë vetëm për një kilometër rrugë, e cila është në gjendje skandaloze, as me traktor nuk kalohet dot në të.
Rruga quhet “Sokrat Dod Biba”, por ne vendasit e njohim më shumë si ish-pularia e Ali Demit.
Shpresojmë që ta shikojë lali Eri dhe t’i japë ndonjë zgjidhje. Po ju çoj edhe video e foto të rrugës. Theksoj se jemi vetëm 2 kilometra larg qendrës së Tiranës. Fotot i kam të ruajtura që në verë, ndërsa videon e kam bërë sot.”

Dikush t’i thotë kryebashkiakut që Tirana nuk është vetëm sheshi “Skënderbej” dhe  dritat e zbukurimit, Tirana është ajo ku qytetarët jetojnë përditë dhe përballen me realitetin.

Një kilometër, një kilometër, por sot çmimi i asfaltimit ka shkuar deri në 22 milionë euro për km…
Komentet si gjithmonë u takojnë juve.