JOQ Albania
Home

Ekspertët: Këto janë 4 gabimet që po ju shkatërrojnë lidhjen
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/12/2018 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek marrëdhëniet mes dy partnerëve asnjë herë nuk ka një recetë të gatshme drejt lumturisë dhe suksesit. Por, psikologu John Gottman mund të tregojë shenjat të cilat tregojnë se një marrëdhënie është drejt fundit.

Sipas tij, nëse i bëni veprimet e listuara  më poshtë me shumë mundësi romanca juaj do përfundojë me një fund aspak të lumtur.

Kritikat

Kritika është një mënyrë që përfshin sulmin dhe fajësimin e personit tjetër. Dr. Gottman këshillon që mos ta kritikoni partnerin duke përdorur fjalët “gjithmonë” ose “kurrë”. Nëse i thoni shpesh kritika, nuk do të fitoni asgjë tjetër veçse do ta largoni nga vetja.

Nëse dëshironi ta ndryshoni sjelljen e tij, psikologët rekomandojnë që t’i tregojini çfarë nuk shkon tek ai pa përdorur fjalën “gjithmonë” dhe “kurrë”.

Mospërfillja

Në 4 dekadat e tij të studimit, Dr. Gottman zbuloi se mospërfillja çon çiftet drejt divorcit. Kur ju komunikoni me partnerin me përbuzje, ju tregoni mos respekt ndaj tij. Kjo është shumë e dëmshme sepse e bën partnerin tuaj të ndihet i pavlerë dhe i parëndësishëm.

Zgjidhja më e mirë është që herës tjetër që do të debatoni me partnerin, duhet të ulni dozën e komenteve përbuzëse. Përpiquni t’i thoni gjëra të mira dhe t’i tregoni sa e lumtur jeni me marrëdhënien që keni krijuar.

Vetëmbrojtja

Vetëmbrojtja është zakonisht përgjigje ndaj kritikave. Kjo nënkupton se nxirrni justifikime dhe luani rolin e viktimës së pafajshme, kur partneri ju fajëson për diçka. Madje ju ia hidhni fajin atij për çdo gjë.

Nëse zakonisht thoni gjëra të tilla si: “Unë nuk bëra asgjë të gabuar” ose “Nuk është faji im, është faji jot”, atëherë ju jeni njeriu tipik që vetëmbroheni. Këshillohet që të merrni pak kohë për ta dëgjuar në mënyrë aktive partnerin tuaj.

Kundërshtimi

Kundërshtimi lind kur 3 pikat e mësipërme akumulohen deri në atë pikë që bëhen të mëdha. Kjo ndodh kur vendosni një mur mes jush dhe partnerit duke u larguar nga argumentet dhe zgjidhja e problemeve mes jush.

Kundërshtimi është shkatërrues sepse e bën tjetrin të ndihet i refuzuar dhe i braktisur. Në këtë rast këshillohet që të qartësoni mendimet tuaja dhe t’i kërkoni partnerit ose partneres që të flisni në një moment tjetër.

Couple fighting