JOQ Albania
Home

Nuk i pëlqente si i shihte gjërat, gruaja nxjerr burrin në shitje
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 29/12/2018 23:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua nga Hamburgu i Gjermanisë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale, duke njoftuar se ka nxjerrë në shitje burrin e saj.

Ajo ka vendosur ta shesë atë për vetëm 18 euro dhe arsyeja është mjaft e çuditshme: Burri nuk i sheh gjërat si ajo, ai ka këndvështrim negativ për ta.

Në ofertë thuhej:

Të dashura gra që mund të jeni të interesuara. Përgjatë dy ditëve të para të Krishtlindjes kam kuptuar se nuk e kemi më vendin krah njëri-tjetrit. Dëshiroj t’ia jap të tjerëve bashkëshortin tim. Jam mëse e lumtur për të negociuar çmimin, por nuk pranoj shkëmbime. Ju lutem dërgojini ofertat tuaja me email”.

Bashkëshorti i saj sigurisht nuk ishte në dijeni se çfarë kishte bërë gruaja, derisa e gjithë ndodhia u postua nga një gazetë lokale.