JOQ Albania
Home

Shpenzoi qindra euro për t’u dukur si Kim Kardashian, modelja heq dorë pas incidentit me gjoksin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/12/2018 0:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ish modele e Versace-s, e cila ka shpenzuar rreth 437 mijë euro për të realizuar rreth 30 ndërhyrje plastike për t’u dukur si Kim Kardashian, ka hequr dorë nga fiksimi i saj.

Braziliania, Jennifer Pamplona, hoqi dorë nga operacionet pasi një nga implantet e gjoksit të saj shpërtheu.

26-vjeçares tashmë do i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër për t’i hequr implantet që ka në gjoks, për të cilët ajo ka deklaruar se kanë zhvilluar një të çarë që e la me dhimbje për 2 vite me radhë.

Jennifer, e cila ndan kohën e saj midis Dubait dhe Kalifornisë, ka luftuar me dhimbjen kronike në shpinë, e cila i shkaktohej nga rrjedhja e përbërjes kimike dhe pesha e gjinjve të saj. Ajo vuan gjithashtu edhe nga simptoma të tjera.

Tashmë, me caktimin e datës për heqjen e mbushësve që kishte në gjoks, Jennifer ka vendosur më në fund që të mos i nënshtrohet më asnjë operacioni për të ndryshuar trupin e saj.