JOQ Albania
Home

14-vjeçarja shqiptare sjell në jetë fëmijën nga marrëdhënia me djalin e dajës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/12/2018 9:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë 14-vjeçare nga fshati Uglar i Komunës së Gjilanit, është bërë nënë. Sikur të mos mjaftonte vetëm mosha e vogël, sipas mediave vendase thuhet se fëmija vjen nga një rast incesti.

Vajza e ka sjellë fëmijën në jetë më 24 nëntor të këtij viti ndërsa dyshohet se babai i fëmijës mund të jetë djali i saj i dajës, 16-vjeçar.

Ndërkohë, foshnja e dy të miturve është braktisur dhe është duke qëndruar ende nën kujdesin e spitalit ku erdhi në jetë.

14-vjeçarja raportohet të ketë lindur në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Rastin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se edhe babai i foshnjës është i moshës së mitur. Ndërsa Spitali Rajonal i Gjilanit ka konfirmuar se foshnja është braktisur, por është duke vazhduar të qëndrojë në spital për shkak se është ende me terapi.

Kreu i Departamentit për nëna dhe fëmijë, Blerim Bajrami, ka deklaruar se foshnja është braktisur dhe se pas Vitit të Ri pritet që të merret nga institucionet përgjegjëse.