JOQ Albania
Home

Aksident i tmerrshëm në hyrje të Prishtinës, vdesin dy femra
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 30/12/2018 9:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kaltrina Hoti dhe Learta Sopjani po ktheheshin nga ndeja e fundvit e bankës TEB, ku edhe ishin punonjëse, kur vetura me të cilën po udhëtonin u aksidentua dhe si rezultat solli vdekjen e tyre.

Policia e ka konfirmuar aksidentin, duke bërë të ditur se dy pasagjeret kishin vdekur në vend të ngjarjes, raporton JOQ Kosova.

Dy viktimat ishin të reja në moshë, pasi me e vjetra ishte 31 ndërkohë më e reja 23 vjeçare.

“Rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në ketë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar. Lëndime të renda trupore kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjerët nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kanë ndërruar jetë.Viktimat janë L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç” ka thënë zëdhënësja e Policis, Florie Ahmeti.

Ndërkohë, edhe dy persona të tjerë që ishin në veturë janë në gjendje të rëndë. QKUK njoftoi se ata po mbahen në intensivë.

Ndryshe, në Kosovë këtë vit është shënuar numër rekord viktimash në rrugë, duke e bërë vitin më të përgjakshëm./JOQ Kosova.