JOQ Albania
Home

Greva: Burri nga Gjilani sulmon mjekun që nuk ia kontrolloi vajzën dy vjeçe
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 30/12/2018 10:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person është arrestuar në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.

Kjo pasi, i dyshuari kishte dërguar vajzën e tij dyvjeçare në kontroll mjekësor në qendrën shëndetësore në këtë fshat, por pasi punëtorët shëndetësorë ishin në grevë, atij i sugjerohet ta dërgojë vajzën për tretman në Gjilan.

I dyshuari pas pak kohe kthehet në qendrën shëndetësore Zhegër, ku sulmon mjekun kujdestar në detyrë viktimën. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Ndryshe, mjekët kosovarë gjatë kësaj jave kanë qenë në grevë dhe kanë trajtuar vetëm rastet emergjente./JOQ Kosova