JOQ Albania
Home

Ekspertët: Miliarderët i përkasin më shumë kësaj shenje të horoskopit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/12/2018 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ata që besojnë në astrologji thonë se yjet mund të parashikojnë gjithçka duke nisur që nga restoranti ynë i preferuar e deri në llojin e partnerit me të cilin ne do të martohemi.

Por, si duket, yjet kanë ndikim edhe në shanset që kanë shenjat për t’u bërë të pasur.

Studiuesit  në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se nga të gjithë miliarderët në listën e lëshuar së fundi të Fortune 400, ishin më shumë të shenjës së Luanit (23 korrik – 22 gusht) sesa të çdo shenje tjetër.

Konkretisht, në listë ishin 28 miliarderë me këtë shenjë horoskopi.

Shenja e Demit vinte në vendin e dytë me 24 miliarderë, e ndjekur nga peshorja, me 23. E fundit radhitej shenja e Dashit, me 12 miliarderë.

Lista e plotë me numrin e miliarderëve për shenjat përkatëse:

Luani: 28

Demi: 24

Peshorja: 23

Ujori: 22

Binjakët: 21

Virgjëresha: 21

Bricjapi: 21

Peshqit: 21

Gaforrja: 20

Shigjetari: 18

Akrepi: 16

Dashi: 12