JOQ Albania
Home

Burri nga Kosova rrah gruan dhe taksistin
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 30/12/2018 13:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua është rrahur nga burri i saj, e po ashtu edhe taksisti me të cilin ajo po udhëtonte.

Rastin për këtë e ka raportuar vetë gruaja e sulmuar. I dyshuari kishte qenë së bashku me një shok të tij kur kishte sulmuar gruan dhe taksistin, raporton JOQ Kosova.

Dy viktimat e sulmit kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve. Ndërsa, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit.

Ndryshe, dhuna familjare vazhdon të jetë e përhapur dhe e shpështë në Kosovë. Rasti i fundit më i rëndë ishte ai në Gjakovë, ku Pjetër Nrecaj, 40 vjeçar, me Kalashnikov vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij.