JOQ Albania
Home

Shkencëtari: Pas 30 vitesh kërkime, tashmë e di se pse fëmijët sëmuren me leucemi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/12/2018 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtari, Mel Greaves ka pasur gjithmonë një qëllim në jetën e tij. Ai po përpiqet që të krijojë një pije të ngjashme me jogurtin që do të ndalonte zhvillimin e leukemisë tek fëmijët.

Ideja mund të duket pak si e çuditshme pasi kanceri mund të mundet  aq thjesht, por megjithatë, profesor Greaves është i sigurt se do të gjejë një zgjidhje duke marrë parasysh eksperiencën e tij në punë si dhe kërkimet që po bëhen në këtë fushë.

Duke qenë pjesë e Institutit për Kërkime të Kancerit në Londër, Greaves është marrë me studimin e leukemisë te fëmijët për tri dekada me radhë.

Dhe, pikërisht këtë të premte, ai u shpërblye për punë e tij në fushën e mjekësisë.

Shkencëtari ka deklaruar:

Për tridhjetë vjet kam qenë kureshtar se pse fëmijët sëmuren me leukemi. Për herë të parë e kemi përgjigjen për këtë pyetje. Kjo nënkupton që mund të fillojmë të mendojmë për mënyrat e parandalimit të kësaj sëmundjeje.”

Në vitet ’50 të shekullit të kaluar, leukemia akute që prek më shumë se dy mijë fëmijë brenda vitit në Britani të Madhe ishte vdekjeprurëse.

Sot, 90 për qind e rasteve shërohen, edhe pse trajtimi është toksik dhe pasohet nga efekte të rënda anësore.

Sipas, Greaves leukemia akute limfoblastike shkaktohet nga një seri procesesh biologjike. Shenja e parë është një mutacion gjenetik që shfaqet në rreth 5 për qind të fëmijëve. Ky mutacion shkaktohet nga një lloj aksidenti në mitër. Nuk është i trashëguar, por e vë fëmijën në rrezik për t’u sëmurë nga leukemia më vonë gjatë jetës.

Shfaqja e plotë e leukemisë ndodh kur zhvillohet një proces tjetër biologjik dhe ky përfshin sistemin imunitar.

Ai shpjegon më tej:

Sistemi imunitar funksionon si duhet vetëm nëse përballet me një infeksion në vitin e parë të jetës. Pa këtë përballje, sistemi mbetet i papërgatitur dhe nuk do të funksionojë ashtu si duhet."