JOQ Albania
Home

Gruaja nga Shqipëria dhunon dhe bën për spital burrin nga Kosova
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 30/12/2018 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua ka dhunuar burrin.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor dhe është raportuar dje, raporton JOQ Kosova.

Burri nga Prishtina ka treguar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij, shtetase e  Shqipërisë.

Siç raportohet nga Policia, viktima është dërguar në QKUk, ku ka marrë tretman mjekësor për plagët.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet. mRasti po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim trupor./JOQ Kosova