JOQ Albania
Home

Serbët nervozohen për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 30/12/2018 15:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një marrëveshje e nënshkruar dje nga ministrat e brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë, ka bërë të reagojnë përfaqësuesit e shtetit serb.

Bëhet fjalë për marrëveshjen për heqjen e barrierave dhe ndërtimin e kufirit të integruar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, që u nënshkrua dje, raporton JOQ Kosova.

I pari që reagoi ishte kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriq, i cili e konsideroi si ilegale këtë veprim.

“Hapa të tillë janë ndërmarrë plotësisht ilegalisht dhe heqja e paralajmëruar e kufirit për muajin mars do të përbënte një shkelje të rëndë të detyrimeve ndërkombëtare të Prishtinës me pasoja potencialisht të papritura”, ka thënë Gjuriq.

Pas tij, edhe i pari shtetit serb ka reaguar duke e cilësuar këtë si veprim që dy shtetet shqiptare e kanë marrë për të krijuar “bashkësinë ndërkombëtare”.

“Është e qartë se ata janë duke punuar në realizim të planit. Kur në fund të marsit të hiqen kufijtë atëherë do hiqet edhe taksa për Serbinë qendrore dhe do të thonë se janë të gatshëm për të folur por me pozicione të ndryshme, të bashkuara Kosovë dhe Shqipëri”, ka deklaruar Vuçiq.

Ndryshe, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nga marsi pritet të funksionojë në mënyrë të integruar me vetëm një pikë të përbashkët kontrolli. Deri tash në këtë kufi ka pasur kontrolle të dyfishta dhe pritje shpeshherë të gjata./JOQ Kosova