JOQ Albania
Home

Aksident/ Makina kthehet përmbys në mes të Tiranës
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/12/2018 21:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën pranë tregut te Medreseja në Tiranë.

Nga të dhënat e para  mësohet se një makinë është kthyer përmbys, saktësisht te kryqëzimi në zonën e Medresesë.

Ndërsa një qytetare ka nisur një video në redaksinë e JOQ.Albania, ku shikohen mjaft qart pamjet nga aksidenti.

Ajo shprehet:

Ndodhi tek tregu, tek Medreseja. Mesa dëgjova të gjithë familjarët ishin në gjendje të mirë. Burri, gruja dhe vajza tre vjeç. Dikush tha se kishin kaluar me semaforin e kuq.”

Siç shikohet edhe në video, në vendin ku ka ndodhur aksidenti kanë shkuar edhe forcat e policisë.