JOQ Albania
Home

Që viti i ri t’ju ecë sa më mbarë, këto janë 9 ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e festave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/12/2018 8:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shëndet, para dhe gëzim, fshihen pas disa ushqimeve të caktuara, që marrin kuptim tjetër nësë gatuhen për festat e fundvitit.

Për të mbyllur mirë vitin që lamë pas dhe për të nisur mirë 2019-ën mund të përdorni një “armatë” produktesh. Përveçse rite supersticioze për ata që besojnë, janë të gjitha simbole, sepse çdo pjatë përcjell një mesazh të caktuar.

Këto janë ushqimet që duhet të keni patjetër në tryezën e Vitit të Ri:

Thjerrëzat

Historia e tyre është treguar disa herë. Për shkak të ngjashmërisë me monedhat, konsideroheshin ogur i mirë në prag të ndërrimit të viteve.

Orizi

Mund të jetë edhe prej emrit që evokon gëzim e të qeshura por orizi, është konsideruar gjithmonë si fatsjellës. Jo më kot është përdorur si urim i në martesa. Orizi më i mirë i fatit është ai i shoqëruar me shegë.

Lakra jeshile

Përveçse është produkt i stinës, lakra jeshile është edhe fatsjellëse. Ngjyra e shpresës e përfshin atë në listën e ushqimeve që duhen future në pazarin e festave.

Bishtajoret

Bashkë me thjerrëzat që simbolizojnë paratë janë edhe qiqrat e fasulet që shkojnë për shëndetin! Bëni një supë me të gjitha bashkë ku mund të shtoni edhe bathët me orizin.

Speci djegës

Speci djegës është në krye të listës së ushqimeve fatsjellëse. Për pjesën më të madhe të popujve, speci përdorej si urim për pjellorinë jo vetëm në familje por edhe në agrikulturë, shkruan Living.

Frutat e thata

Është një traditë sidomos e Francës ku duhen ngrënë, në natën e ndërrimit të viteve, 13 lloje të ndryshme frutash të thata.

Rrushi

Tradita thotë se duhet ngrënë një kokërr rrush për të gjitha trokitjet e fundit të sekondave të orës, në mesnatë, përpara ndërrimit të viteve.

Mandarina

Për kinezët është mandarina fatsjellësi më i mirë sepse dal formës së saj sferike I ngjan pafundësisë. Për festa kinezët i dhurojnë njëri tjetrit mandarina.