JOQ Albania
Home

Edhe pas vrasjes së policit dhe hajnit, nuk ndalen grabitjet në Kosovë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 31/12/2018 9:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje në orët e pasdites ka ndodhur një plaçkitje e armatosur ndaj një institucioni mikro-financiar në qytetin e Fushë-Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënës e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar rastin, por duke mos bërë të ditur detajet, raporton JOQ Kosova.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro-financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin.

Ndryshe, në Kosova janë shtuar grabitjet e armatosura. Gjatë një grabitjeje të tillë para disa ditësh në Istog u vra një polic dhe vetë hajni./JOQ Kosova