JOQ Albania
Home

Kosova vend i armëve: Plagoset një person në mes të Pejës
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 31/12/2018 9:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Parkun e Vogël në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin, me ç’rast tha se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë, raporton JOQ Kosova

“Sonte rreth orës 22:15 policia është njoftuar për një gjuajtje me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se i plagosuri nuk kishte qenë cak i sulmit, por ishte në shoqëri me njeriun që ishte në shenjëstër.

E në shenjëstër të këtij sulmi me armë, mësohet se ishte Xhevdet Kelmendi, anëtar i familjes që ka humbur disa anëtarë nga sulme të tilla.

Ndryshe, mjekët bën të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, pasi ka marrë plagë në gjunj./JOQ Kosova