JOQ Albania
Home

Mercedesi përplas invalidin në Shkodër, s’ka ambulancë për të aksidentuarin në gjendje kritike
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 31/12/2018 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar sot në Shkodër, teksa një invalid që udhëtonte me motorin enkas të tij është përplasur nga një mjet tip “Mercedes Benz”.

Fakti më i rëndë në këtë përplasje është se ambulanca nuk duket askund dhe i moshuari është në gjendje kritike i shtrirë përtokë në këtë të ftohtë.

Një qytetar ka dëshmuar për JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ! Një invalid i moshuar është aksidentuar nga një Mercedes-Benz. Ka më shumë se 30 minuta që invalidi është në gjendje tejet kritike dhe rrjedh gjak, por ambulanca nuk vjen.
Aksidenti ka ndodhur fiks në Beltoje të Shkodrës.”

Vlen të përmendet se javën që lamë pas, qeveria prezantoi një flotë të madhe ambulancash të reja që fatkeqësisht me sa duket paskan vlejtur vetëm për shoun e radhës.

Kujdes, video përmban pamje të rënda: