JOQ Albania
Home

Maskat shfaqen sërish në Prishtinë, me kallashnikov i futen një marketi
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 31/12/2018 11:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Grabitjet e armatosura në Kosovë nuk kanë të ndalur, kështu pas grabitjes së  armatosur ndaj një institucioni mikro-frinanciar në Fushë-Kosovë, tani një tjetër ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Pesë persona të maskuar kanë plaçkitur në marketin “Viva Fresh” në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar rastin duke thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, ku sipas  zëdhënësës së Policisë, Flora Ahmeti, të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë, se sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një plaçkitje e armatosur ndaj një institucioni mikro-frinanciar në Fushë-Kosovë.