JOQ Albania
Home

Tjetër ulje drastike e karburanteve në Kosovë, nafta zbret në 99 cent
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 31/12/2018 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka mjaftuar thirrja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që karburantet të ulin çmimet e naftës e benzinës dhe kompanitë me sa duket i janë përgjigjur.

Javën e shkuar në disa qytete të Kosovës u shënuan ulje drastike të karburanteve, por nuk është ndalur me kaq.

Sot një tjetër kompani ka ulur çmimin e naftës në 0.99 cent për litër.

Mediat në Kosovë shkruajnë se kjo ulje çmimi nga “Petrol Company” është mirëpritur nga qytetarët.