JOQ Albania
Home

Përgjaken rrugët e Kosovës: 1 i vdekur e 7 të lënduar sot
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 31/12/2018 16:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Penuh të Podujevës.

Policia thotë se në këtë aksident, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura, një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë kanë marrë lëndime.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës,   ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Një nga të lënduarit , grua, nuk ka arritë t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe ka vdekur, ndërkohë që personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor” tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ndryshe ky vit ka qenë i kobshëm për Kosovën, pasi një numër i madh personash humbën jetën në aksidente.