JOQ Albania
Home

Kosova në kaos, për një javë gjashtë të vdekur në aksidente
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 01/01/2019 13:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aksidentet me fatalitet në Kosovë këto ditë janë shpeshtuar. Për çdo ditë ndodhin afër 50 aksidente, ku disa prej tyre edhe përfundojnë me vdekje.

Vetëm këtë javë, nga aksidentet në trafik gjashtë persona kanë vdekur, raporton JOQ Kosova.

Të hënën ndodhi aksidenti me fatalitet në rrugën rajonale Prizren- Suharekë ku humbi jetën një person nga komuna e Suharekës.

Të mërkurën një këmbësor ndërroi jetë pasi një veturë goditë atë në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës.

Aksident fatal ndodhi edhe të enjten në fshatin Dollc të Klinës. Për pasojë, pasagjerja femër nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe e njëjta vdiq në QKUK.

Ndërsa, mbrëmë pas mesnate në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dy vajza vdiqën nga një vetaksident, njëra viktimë e moshës 23 vjeçare e tjetra 31 vjeçare.

Kurse, e rëndë sonte ishte aksidenti në qytetin e Skenderajt ku dy fëmijë u goditën nga një veturë.

Për pasojë, fëmija i moshës 13 vjeçare ndërroi jetë në QKUK, ndërsa motra e tij e moshës rreth 3 vjeçare është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, viti që mbeti pas ishte për Kosovën më i përgjakshmi, pasi numri i viktimave ishte më i larti ndonjëherë./JOQ Kosova.