JOQ Albania
Home

Prishtinasi e pëson nga fishekzjarret, i digjet banesa duke festuar
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 01/01/2019 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Festimet me fishekzjarre i kanë kushtuar një familjeje prishtinase, duke i lënë pa kulm.

Policia ka bërë të ditur se ky incident ka ndodhur rreth mesnatës, kur të gjithë po nisnin drejt qiellit fishekzjarre, raporton JOQ Kosov.a

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se banesa e djegur nga mjetet piroteknike është një banesë në katin e dhjetë, që nënkupton kati i fundit i ndërtesës.

Megjithatë, zjarrëfikesit e kanë lokalizuar zjarrin duke mos lënë të përfshihet e gjithë ndërtesa, kurse rasti vazhdon të mbetet nën hetime.

Ndryshe, mbrëmë gjatë festimeve edhe një grua në rrethin e Gjilanit u qëllua aksidentalisht për vdekje nga burri i saj që festonte me armë./JOQ Kosova