JOQ Albania
Home

Vdes pas një sëmundjeje të rëndë veterani i UÇK-së, Avni Hyseni
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 01/01/2019 14:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni. Ky i fundit kishte shumë ditë që ishte i shtruar në spitalin e QKUK, në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur, vëllai i tij, Adnan Hyseni, i cili kishte shitur edhe shtëpinë për të mbledhur paratë që nevojiteshin për shërimin e tij.

Avni Hyseni, në gjendje të rëndë shëndetësore, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, pavarësisht përpjekjeve për ta shëruar.

Adnan Hyseni është afaristi nga Peja që kishte udhëhequr shumë aksione humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë. Aksionet e tij u ndërprenë kur vetë Adnani u përball me një sëmundje, por fatmirësisht pas një trajtimi ai u shërua.

Avni Hyseni, ka qenë luftëtari i luftës në Kosovë dhe asaj në Preshevë. Ai po ashtu ka qenë edhe truproje e kryeministrit Ramush Haradinaj në kohën para se ai të ftohej në Hagë.

Edhe kryeministri Haradinaj e ka vizituar në spital veteranin e UÇK-së, Avni Hysenin.

Ky është postimi i vëllait të tij, Adnanit:

Lavdi luftëtar, ushtarët e vërtetë nuk vdesin kurrë. Vëlla ti vetëm ike në amshim e kur Allahu vendos me e afru evladin e vet ne veç AMIN bëjmë. Ma bëj hallall që smunda të të rri gati, ashtu siç e meritoje. Lavdi ushtarit të UÇK-së dhe UÇPMB”.