JOQ Albania
Home

Gjendet e pajetë një grua në Prishtinë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 01/01/2019 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk dihen rrethanat e vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, rreth orës 17:56.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në rrugën "Ahmet Korenica", Prishtinë, në datën 31.12.2018, ora 17:56, raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur një femër shqiptare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për hetime të mëtejshme në lidhje me shkakun e ngjarjes."