JOQ Albania
Home

Këto janë ushqimet që do u mbledhin stomakun nëse keni bërë “namin” për Vitin e Ri
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/01/2019 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse keni festuar si të “çmendur”, para ose pas orës 24:00, me shumë siguri stomaku nuk do u jetë aq mirënjohës.

Gjithsesi, ka plot mënyra për të lehtësuar dhimbjen e kokës, ndjesinë e të përzierit,të vjellat dhe të ndjerit keq pas pirjes të një sasie të konsiderueshme të alkoolit.

Kështu për ta marrë veten pas pijes, rekomandohet që të konsumoni këto ushqime:

Kastraveca turshi

Shumë pije i “përthithin” trupit të gjitha vitaminat, kripërat dhe mineralet dhe kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitamina K, kalium, kalcium dhe magnez.

Peshk ton

Ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton janë shume të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes,kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë.

Bananet

Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni dhe sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Kështu, përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.

Bukë integrale

Buka integrale është në krye të listës si një nga ushqimet të cilën duhet të konsumoni pas dehjes. Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.

Fasulet

Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes.