JOQ Albania
Home

Me oxhakun në sfond, Stresi uron Vitin e Ri: U përballa me sfida, por nuk do të dorëzohem
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/01/2019 17:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si shumë figura të tjera publike, edhe këngëtari, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka bërë urimin e tij për Vitin e Ri.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai shkruan ndër të tjera se u përball me sfida, por nuk do të dorëzohet.

Në urimin e tij, reperi shton më tej se maja e malit do kohë t’i ngjitesh dhe ta shijosh pamjen, prandaj ai nuk do të dorëzohet e të rrijë në shpat.

Stresi ndodhet në burg nën akuzën e armëmbajtjes pa lejë dhe nuk apeloi për ndryshim të masës së sigurisë pasi nuk beson tek drejtësia shqiptare.

Postimi i plotë në Instagram:

Uroj që kohët e mira te së tashmës të mbesin kujtime të arta të së nesërmës. Ju dëshiroj shumë dashuri ,gëzime dhe lumturi.Një vit i ri i mbushur me shpresë. U përballa dhe do përballem me shum sfida në jetë,por nuk do dorzohem sepse maja e malit do kohë ti ngjitesh dhe të shijosh pamjen,nuk do rri ne shpat.Urime viti i ri 2019-tës #StresiStresinjo #happyneëyear”