JOQ Albania
Home

Chelsea ia u fut të gjithëve, blen yllin e Borusias për 64 milionë euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/01/2019 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Chelsea e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme merkaton e janarit

Kristian Pulisiç është zyrtarisht një futbollist i ekipit londinez.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtarë e klubit gjerman në rrjetet sociale.

Mesfushori i kombëtares amerikane të futbollit, u ble për një shifër të majme.

Plot 64 milionë euro, i janë dashur Chelseat të paguajë për të siguruar shërbimet e tij.

Ai kishte kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020, por insistimi i Chelseat bëri që lojtari të vihet nën urdhërat e Sarrit.

Kujtojmë që Pulisiç ishte dëshirë edhe e shumë ekipeve të tjera të njohura europiane.