JOQ Albania
Home

Çfarë krijon koha, ky është libri që tregon se si duken trupat e 100-vjeçarëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/01/2019 18:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ne jemi një kulturë e cila është e tmerruar nga plakja.

Rinia çmohet në çdo kuptim të fjalës. Arritjet nuk janë të vlefshme nëse nuk i arrijmë me një moshë të caktuar, ndërkohë që mundohemi me çdo lloj mënyrë që të mbulojmë rrudhat dhe shenjat e tjera që tregojnë se kemi jetuar.

Por, çfarë do të ndodhte nëse ne do ta përqafonim bukurinë e rrudhave tona? Po sikur t’i pranonim dëshmitë e plakjes sonë si një gjë pozitive?

Pikërisht këtë mundohet të bëjë, Anastasia Pottinger, në librin e saj që titullohet, “100: Çfarë krijon koha”.

Gjatë nëntë viteve të fundit, Anastasia ka punuar me modele të moshës mbi 100 vjeçare, duke dëgjuar historitë e tyre dhe duke kapur foto intime bardhe zi që dëshmojnë ndikimin e kohës mbi trupat njerëzorë.

Në foto galerinë e mëposhtme mund të shihni disa nga punimet e saja. JOQ Albania