JOQ Albania
Home

Paralajmërimi: Shumica e proshutave të derrit përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/01/2019 19:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grup shkencëtarësh të ushqimit dhe disa mjekë kanë nisur të paralajmërojnë publikun për rreziqet që vijnë nga konsumimi i mishrave të përpunuara si proshutat e llojeve të ndryshme.

Në një deklaratë të përbashkët, ata bënë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje të ngjashme me fushatat për rreziqet shëndetësore që vijnë nga sheqeri dhe ushqimet e yndyrshme.

Sipas tyre, nitratet e përdorura në mishrat e përpunuar çojnë në prodhimin e “carcinogenic nitrosamines”, të cilat besohet të jenë përgjegjëse për kancerin e zorrëve.

Paralajmërimet për rreziqet që vijnë nga kimikatet në mishin e përpunuar janë bërë nga Chris Elliott, Profesor i Sigurisë së Ushqimit, dhe drejtor i Institutit Global për Sigurinë Ushqimore, në Universitetin Queen në Britaninë e Madhe, kardiologu, Aseem Malhotra dhe Chris Gill nga Universiteti i Ulster-it.

Një raport i vitit 2015 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi mishin e përpunuar si një grup kancerogjen, i cili mund të shkaktojë 34,000 vdekje nga kanceri në mbarë botën në vit.