JOQ Albania
Home

Këta janë binjakët që kanë lindur në vite të ndryshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/01/2019 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Andrea dhe Fabio janë binjakë, por kanë lindur në ditë dhe vite të ndryshme. Njëri prej tyre erdhi në jetë në fund të vitit 2018 dhe tjetri në fillim të 2019-ës.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, binjakët e lindur në Romë, erdhën në jetë në poliklinikën “Gemelli”, që në shqip do të thotë, Binjakë.

Nga dokumentet zyrtare të lindjes, Andrea rezulton i lindur në orën 23:59 të datës 31 dhjetor 2018 dhe Fabio në orën 00:01 të datës 1 janar 2019.

Një i afërm i fëmijëve, Giovanni, është shprehur për mediat:

Jemi mësuar të mendojmë që binjakët lindin njëkohësisht, në të vërtetë një diferencë kohe ekziston gjithmonë. Në rastin tonë, këta dy minuta bëjnë diferencën mes dy viteve të ndryshme.”

Ndërkohë, Giovanni është shprehur gjithashtu se vogëlushët janë mirë, lindën më shumë se dy kilogramë secili dhe nuk kanë pasur nevojën e inkubatorit.