JOQ Albania
Home

Ish-ylli i Real në telashe, rrezikon 5 vite burg
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/01/2019 22:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-lojtari i Real Madrid, Liverpool dhe Bayern, Xabi Alonso, rrezikon të dënohet me 5 vite burg.

Ai akuzohet për evazion fiskal dhe do të dëshmojë më 22 janar në procesin gjyqësor ndaj tij.

Mesfushori ka hedhur poshtë të gjithë akuzat dhe pretendon se është i pafajshëm.

Spanjolli madje nuk ka pranuar marrëveshjen me Zyrën e Prokurorit të Përgjitshëm, siç kanë bërë, Ronaldo, Marcelo dhe Messi.

Xabi Alonso akuzohet se ka përdorur një kompani të rreme në Madeira të Portugalisë, për të mos paguar taksat e shtetit spanjoll.

Sipas mediave iberike, në këtë mënyrë, Alonso ka arritur të ‘shpëtojë’ rreth 2 milion euro.

Prokurori i çështjes, ka kërkuar që spanjollit, t’i shtohen edhe tre vite burgim, duke e çuar në 8.