JOQ Albania
Home

“Rrjedhin” sërish foto, kështu do të duket Galaxy S10 nga Samsung
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/01/2019 22:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në rrjet po qarkullojnë sërish disa foto të atij që besohet të jetë Galaxy S10 nga Samsung. Fotoja e radhës tregon telefonin me sistemin e vet të trefishtë të kamerave.

Imazhi i ri i është publikuar nga IceUniverse, i cili është gjithnjë i besueshëm. Imazhi u nda në Twitter dhe sipër ishte shkruar vetëm emri i pajisjes.

Pritet të ketë një sërë variantesh të reja S10 që duhet të shfaqen herët gjatë 2019, duke përfshirë modelin S10, S10 +, 5G S10 dhe potencialisht një model S10 Lite. Secili prej tyre pritet të shfaqë ekran të ndryshëm, siç është lajmëruar zyrtarisht edhe nga Samsung.

Samsung pritet të sjellë zyrtarisht në treg, Galaxy S10 në MWC në shkurt.