JOQ Albania
Home

“Bota e akullt”, NASA bën zbulimin befasues
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 02/01/2019 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bota e akullt e njohur edhe si “Ultima Thule” i është prezantuar më në fund publikut. NASA zbuloi për publikun fotografinë e objektit më të largët në sistemin Diellor.

Ky emër në latinisht do të thotë: "Një vend përtej botës." Ultima ndodhet 6.5 miliardë km larg Tokës.

Një fotografi e kapur nga sonda “Horizonte të Reja” e Nasa-s tregon planetin e vogël që ka formën e dy pjesëve të bashkuara në një pikën në formën e një njeriu prej dëbore.

Ekipi i shkencëtarëve që u mor me shqyrtimin e fotografive të dërguara nga sonda, vendosi ta quajë pjesën më të madhe të objektit të akullt "Ultima" dhe pjesën më të vogël "Thule".