JOQ Albania
Home

Solskjaer ka gjetur ilaçin për United, Chelsea zhgënjen sërish
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/01/2019 0:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Macester United duket i rilindur me trajnerin e ri, Ole Gunar Solskajaer.

Që pas largimit të portugezit, Jose Mourinho, ‘Djajtë e kuq’, kanë koleksionuar vetëm fitore.

Triumfi 2-0 ndaj Newcastle mbrëmjen e sotme, është suksesi i katërt radhazi, për United.

Tashmë të besuarit e Solskjaer, po bëjnë gjithçka për të kapur vendin e katërt, që të kualifikon në Champions League.

Ndërkohë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për Chelsean e Maurizio Sarrit.

Londinezët janë ndalur në një barazim pa gola ndaj Southampton.

Me këtë rezultat, Chelsea i largohet edhe më shumë objektivit për titull kampion në Angli.

Tashmë objektivi kryesor i bluve të Londrës, do të jetë ruajtja e vendit të katërt.