JOQ Albania
Home

“Na u ofrua Ronaldo, por nuk e pranuam”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/01/2019 10:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristiano Ronaldo ishte padyshim surpriza e merkatos për vitin 2018 që sapo u mbyll.

Ylli portugezz la Madridin dhe u bashkua me Juventusin, por ai mund të ishte transferuar te Napoli para se të kalonte te bardhezinjtë.

Ka qenë drejtori sportive i të kaltërve, Kristiano Xhiuntoli, që në një prononcim për “Sky Sport” ka zbuluar prapaskenat me yllin portugez.

Ai tregon:

Po, CR7 na është ofruar. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me menaxherin Jorge Mendes që nga koha e rinovimit të kontratës së Guhlam dhe dëgjohemi shpesh. Isha bashkë me presidentin De Laurentiis kur na është ofruar. Qëndruam në heshtje, më pas analizuam shifrat dhe kuptuam se ishte një operacion jashtë mundësive tona. Kur u transferua te Juventusi mendova se bardhezinjtë  ishin skuadra më e fortë e Europës”.