JOQ Albania
Home

Solskjaer drejt rekordit historik te Manchester United
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/01/2019 10:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë pak besuan, por Ole Gunar Solskjaer po i mahnit të gjithë pas ardhjes në krye të stolit të Manchester United.

Skuadra ka marrë një fytyrë tjetër dhe mbrëmjen e djeshme ndaj Newcastelit regjistroi edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Solskjaer ka hyrë në rrugën e një rekordi absolut, duke qenë se vetëm një trajner ka arritur të bëjë më mirë se ai.

Tekniku norvegjez ka arritur të fitojë 4 ndeshjet e tij të para si trajner, duke bërë një nisje perfektë.

I vetmi trajner që ka ecur me këto ritme, ka qenë Mat Busbi në vitin 1946.

Javën e ardhshme, United ka një transfertë delikate ndaj Totrenham.

Kështu, përveç fitores që e afron më shumë me zonën Champions, Solskjaer do të synojë edhe rekordin e tij personal për të siguruar ndoshta edhe vendin si trajner.