JOQ Albania
Home

Cana: Do kisha shkuar te Arsenali, ja si më quante Ronaldinho
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/01/2019 10:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lorik Cana është padyshim legjenda e kombëtares shqiptare, pasi është i vetmi që ka luajtur futboll me ekipe mjaft të njohura europiane.

I ftuar në emisionin “Mos i fol babagjyshit” në “Ora News”, Loriku ka treguar disa detaje nga karriera e tij kur ishte i ri.

Ndër të tjera, edhe për interesimin e Arsenalit si dhe për miqësinë me Ronaldinjon kur luanin të dy te PSG-ja.

Ai rrëfen:

Bëmë një turne në Zvicër dhe mes këtyre skuadrash ishte dhe Arsenali, PSG-ja dhe disa skuadra të tjera. Më erdhi ftesa nga Arsenali për të bërë një provë, kontretisht nga Arsen Vengeri. Isha akoma 16-vjeç dhe më kujtohet që u bëmë të gjithë gati. Ishte një mundësi e artë.
Shkuam drejt Ambasadës për të marrë vizën. E shikoja si mundësinë e fundit për të pasur një karrierë futbolli, sepse kishim marrë shkresën që do të riktheheshim në Kosovë. Kur nuk ma dhanë vizën ishte shumë e rëndë. Sikur të mbyllet një derë.
Unë në moshën 18-vjeçarë kam filluar të stërvitem me ekipin e parë të PSG-së. Në atë kohë Parisi kishte yje botërore. Një nga këta ishte dhe Ronaldinjo. Sapo kishte fituar kampionatin Botëror.
Më kujtohet herën e parë, kur shkova në stërvitje, i tregova dhe emrin tim. Nuk e mbajti mend dhe më thërriste Sedrik. Më vonë, e kuptova që kisha fituar besimin e tyre, kur Ronaldinjo filloi të ma thërriste saktë emrin tim. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme”.